Aktualitet

Ndryshon reforma në drejtësi, thjeshtohet mënyra e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues nga Gjykata e Lartë, korrupsioni nën

23 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Ndryshon reforma në drejtësi, thjeshtohet mënyra e zgjedhjes

TIRANË– Me 96 vota pro parlamenti miratoi 10 ligjeve me karakter teknik,  të ndërthurura me reformën në drejtësi me synimin e dhënies së një efikasiteti edhe më të madh.

Etilda Gjonaj: Këto ligje do të synojnë që të rrisin efektshmërisë e sistemit të Drejtësisë.

Një prej 10 ligjeve më të rëndësishme votuar sot ka të bëjë me  thjeshtësimin e  mënyrës së  zgjedhjes të një  gjyqtari  kushtetues  nga Gjykata e Lartë. Tanimë,  kuorumi i nevojshëm në Gjykatën e Lartë të mos jetë më prej 14 anëtarësh, por do të mjaftonte një shumicë e thjeshtë, pra 10 anëtarë.

Sipas parashikimeve të reja në ligj korrupsioni nën vlerën 50 mijë lekë s’do të jetë më kompetencë e prokurorisë së posaçme kundër krimit e korrupsionit, njohur si SPAK. Me një ligj të posaçëm është sanksionuar futja dhe gjykimi me një gjyqtar të vetëm në Apel nga tre që është aktualisht trupa.

Dalja  në pension e magjistratëve, përfshi prokuror e gjyqtar të cilët aktualisht e kanë në 67 vjeç, por me vullnetin e tyre sipas ligjit të ri, ata mund të shërbejnë edhe tre vite pas moshës duke dale në pension në moshën 70 vjeç.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë ndryshon reforma ne drejtesi gjykata e lartë ndryshon reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll