Aktualitet

Ilir Alimehmeti zgjidhet në postin e rëndësishëm, epidemiologu zgjidhet anëtar i Komisionit të Shëndetësisë të Akademi

23 Mars 2021, 18:58 Nga DOSJA
Ilir Alimehmeti zgjidhet në postin e rëndësishëm,

TIRANË- Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, është zgjedhur anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave, ku nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, bën me dije se ai është emëruar në këtë detyrë si vlerësim për kontributin e tij që ka dhënë gjatë pandemisë së Covid-19. 

Njoftimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

Dr. Ilir Alimehmeti, specialist në epidemiologji dhe endokrinologji, është evidentuar në mënyrë të veçantë në ndjekjen e problemeve të pandemisë, zhvillimeve të saj dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID -19 Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zgjedhur si anëtar të ri të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë pranë këtij institucioni epidemiologun e njohur Ilir Alimehmeti. Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë. Mjeku i njohur, dr. Ilir Alimehmeti, gjatë vitit të pandemisë në vazhdim është evidentuar në mënyrë të veçantë si epidemiolog i sprovuar në ndjekjen… Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: “PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË  Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur) Vendosi: Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti   Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll