Aktualitet

Brataj parashikon një verë të qetë: Kemi shifra të kontrollueshme, Astrazeneca nuk ka lidhje me trombozat e shkaktuara, e k

23 Mars 2021, 18:54 Nga DOSJA
Brataj parashikon një verë të qetë: Kemi shifra të

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se kjo verë parashikohet të jetë mjaft e qetë në vendin tonë, përsa i përket përballjes me Covid-19. I ftuar në Report TV, Brataj tha se mjafton që të vijohet me vaksinimet me ritmet aktuale dhe gjithçka do të shkojë drejt normalizimit.

Përsa i përket skepticizmit ndaj vaksinës AstraZeneca, Brataj tha se ka studime dhe hetime që kanë treguar se kjo vaksinë nuk ka asnjë lidhje me rastet trombozave.

“Në këtë moment numrat janë të kontrollueshëm. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm për sëmundjen. Situata është më së normale me këto numra. Edhe në spitale është më shumë normale, ndryshe nga ç’ndodhi në nëntor dhe dhjetor. Me këto numra jemi disi të qetë me kontrollin e pandemisë.

Unë mendoj se vera do të jetë më e lehtë dhe më e thjeshtë. Dhe nga vjeshta të kemi arritur një përqindje shumë të madhe vaksinash. E rëndësishme është që vaksina të jetë e disponueshme në numra sa më të mëdhenj. AstraZeneca e ka treguar efikasitetin dhe sigurinë. Refuzimet janë për shkak të mosdijes. Është verifikuar që nuk ka asnjë lidhje të trombozave. Është i njëjti numër trombozash kur nuk bëhej vaksina, nuk ka asnjë rritje,”– tha ndër të tjera Skënder Brataj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin skender brataj shqiperia nis vaksinimin skender brataj

Sondazh

Poll