Aktualitet

Aksion masiv në vend, uniformat blu dhe forcat RENEA ‘blindojnë’ Durrësin, Shijakun, Fushë Krujën dhe Elbasanin, arrest

23 Mars 2021, 18:26 Nga DOSJA
Aksion masiv në vend, uniformat blu dhe forcat RENEA

SHQIPËRI– Durrësi, Shijaku, Fushë Kruja dhe Elbasani janë blinduar nga forca të shumta policie prej disa orësh. Që në pasditen e sotme, uniromat blu janë shtrirë për të ushtruar kontrolle në këto qytete të Shqipërisë.

Këto kontrolle po ushtrohen në kuadër të një plani masash të hartuara nga komisariatet: në Durrës, Shijak e Krujë, pas ngjarjeve kriminale që kanë shoqëruar vendin fundjavën që lamë pas, si ekzekutimi i Edmond Keçit, të njohur si ‘Mond Çekiçi’ dhe plagosja e një nate më parë, të ndodhur po në Durrës.

Forca të shumta të FNSH-së po kontrollojnë makina, brenda të cilave dyshohet se udhëtojnë persona që mbajnë armë zjarri dhe janë të skeduar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kontrolle ka pasur edhe në biznese apo banesa, si në rastin e Elbasanit. Në këtë qytet janë vënë në pranga dy vëllezërit Enver dhe Gëzim Mane, të cilët u kapën brenda një bar kafeje, me armë zjarri dhe lëndë narkotike, sasia e të cilës nuk dihet ende.

Vëllezërit janë dy persona të skeduar edhe më herët për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ata janë dërguar në komisiariat dhe po bëhen verifikimet e nevojshme për të provuar nëse dy të arrestuarit kanë marrë pjesë në ndonjë ngjarje tjetër kriminale, apo jo. Gjatë arrestimit, Enver dhe Gëzim Mane kanë bërë rezistencë duke kundërshtuar dhe u përleshur me forcat RENEA.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen vellezerit mane elbasan enver mane gezim mane renea aksion ne vend shoqerohen dy persona ne elbasan arrestohen vellezerit mane elbasan enver mane gezim mane renea aksion ne vend shoqerohen dy persona ne elbasan

Sondazh

Poll