Aktualitet

Dëmtohet argjinatura e lumit Shkumbin, rrezikohen disa banesa. Banorët: Bojkotojmë zgjedhjet nëse s’merr zgjidhje problemi

23 Mars 2021, 18:24 Nga DOSJA
Dëmtohet argjinatura e lumit Shkumbin, rrezikohen disa banesa.

LUSHNJE– Dëmtimi i argjinaturës se lumit Shkumbin pranë fshatit Thanasaj në njësinë administrative Dushk në bashkinë Lushnje rrezikon të përmbyt dhe  shemb disa banesa.

Gërryerja e argjinaturës me një gjatësi mbi 150 metra ka dëmtuar edhe segmentin rrugor që lidh fshatin Thanasaj me rrugën kryesore. Banorët kanë bërë kërkesë pranë bashkisë Lushnjë për ndërtimin e një muri mbajtës dhe rikonstruksionin e 1,5 km të segmentit rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore, por deri më tani për ta nuk është bërë asgjë.

Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit, nëse nuk zgjidhet kjo problematikë.

Marre nga: BW

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dëmtohet argjinatura e lumit shkumbin dëmtohet argjinatura e lumit shkumbin

Sondazh

Poll