Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja, e moshuara ishte e paralizuar, nuk arriti të shpëtonte ng

23 Mars 2021, 16:56 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, humb jetën

VLORË– Një 50-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e flakëve, që kanë përfshirë banesën e saj në vendin e quajtur Tregu i Orizit në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, ndërkohë mësohet se viktima është identifikuar si E.Gj.

Policia, bën me dije se 50 vjeçarja,  ishte e paralizuar dhe nuk ka mundur të dalë dot nga banesa në momentin që ka rënë zjarri dhe për pasojë është djegur duke humbur jetën.

Po ashtu blutë, kanë njoftuar se dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrëfikësja që ka bërë të mundur shurjen e flakëve dhe policia e cila po merret, me hetimin e ngjarjes

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake banesa ne vlore merr flake banesa ne vlore

Sondazh

Poll