Aktualitet

Qeveria shqiptare arrin marrëveshjen për vaksinën kineze, vendi ynë do t’i sigurojë përmes Turqisë

23 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare arrin marrëveshjen për vaksinën kineze, vendi

TIRANË– Pas futjes së vaksinës, Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik, qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen për të marrë edhe vaksinën kineze Coronavac, e krijuar nga kompania Sinovac.

Sipas Aktit Normativ, miratohet marrëveshja me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të krijuara nga “Sinovac Life Science CoLtd’ dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije 300 mijë vaksina do të vijnë nga Kina në fillim të muajt prill, por megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare se në cilën datë do të vijnë.

Ndërkohë, sipas Aktit Normativ, të miratuar nga qeveria e vendit tonë më 10 mars, marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Në akt thuhet se blerja e vaksinave do të  përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021

Akti Normativ i plotë: 

AKT NORMATIV Nr. 9, datë 22.3.2021

“1. Miratimin    e    tekstit    të    marrëveshjes ndërmjet,     Ministrisë     së     Shëndetësisë     dhe Mbrojtjes    Sociale,    ministrit    të    Shtetit    për Rindërtimin  dhe  Institutit  të  Shëndetit  Publik dhe  distributorit  të  autorizuar “Keymen  Ilaç  Sanayi ve  ticaret”A.Ş.,  për  furnizimin  e  Republikës  së Shqipërisë  me  vaksinën  e  inaktivizuar  kundër COVID-19 (Vero  Cell)  Coronavac,  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science  Co Ltd.  dhe  të  prodhuar  në  Republikën  Popullore  të  Kinës,  sipas  tekstit  që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për  furnizimin  ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit  të  Shtetit  për  Rindërtimin  dhe  Institutit të  Shëndetit  Publik  dhe “Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret”  A.Ş.,  për  shkak  të  sekretit  tregtar  dhe  kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç  Sanayi  veticaret”, nuk  do  të  publikohet  në asnjë ëebsite  të  institucioneve  apo  në  Fletoren Zyrtare.

3. Të   gjitha   institucionet   e   përfshira   në dhënien  e  mendimit,  të  miratimit  apo  që  janë pjesë  e  procesit  kanë  detyrimin  të  mos  bëjnë publike   marrëveshjen   bashkëlidhur   këtij   akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet   e   organeve   shtetërore   dhe përjashtimet  nga  detyrimet  për furnizimin  e vaksinës   anticovid,   të   përcaktuara   në   aktin normativ  nr. 1, datë  10. 1.2021, të  Këshillit  të Ministrave, të ndryshuar,  janë të njëjta edhe  për furnizimin   e   vaksinës   së   inaktivizuar   kundër COVID-19 (Vero  Cell),  Coronavac  të  krijuar  nga Sinovac  Life  Science Co  Ltd.  dhe  të  prodhuar  në Republikën  Popullore  të  Kinës,  të  furnizuar  për Shqipërinë  nga Keymen  Ilaç  Sanayi  veticaret A.Ş., sipas    kushteve    të    tekstit    të    marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja   bashkëlidhur   këtij   akti   normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.”

3 vaksina kundër koronavirusit, kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë. Fillimisht ka ardhur vaksina Pfizer, me të cilën u bë vaksinimi i bluzave të bardha dhe i të moshuarve mbi 80-vjeç. Më pas në vendin tonë, ka arritur dhe vaksina AstraZeneca, me të cilën menjëherë nisi vaksinimi i mësueve. Ndërkohë ditën e djeshme arritën 10 mijë doza të vaksinës Ruse Sputnik, të cilat sipas një njoftimi të Kryeministrisë, u bë e ditur se ishin dhuratë nga Emiratet e Bashkuara.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll