Aktualitet

Kërkoi heqjen e ‘njollës’, KPA merr vendimin për prokurorin Bilbil Mete, e përjashton 15 vite nga sistemi i drejtësisë

23 Mars 2021, 15:51 Nga DOSJA
Kërkoi heqjen e ‘njollës’, KPA merr vendimin për

TIRANË- Kolegji Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimit e Komisionit te Pavarur të Kualifikimit duke e përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, prokurorin Bilbil Mete.

Prokurori, Bilbil Mete i cili ishte me detyrë në Prokurorinë e Përgjithshme,  kërkoi të dilte në pension 65 vjeç, ndërkohë, Këshilli i Prokurorisë deklaroi mbarimin e statusit për shkak dorëheqje pasi mosha e pensionit është 67 vjeç.

Komisioni i Vetingut e bdërpreu verifikimin duke e lënë jashtë drejtësisë për 15 vite.  Ai e apeloi këtë vendim por Kolegji rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.3/2021 datë 14.01.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete, kundër vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 322, datë 10.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.03.2021.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kpa kpk kpa kpk

Sondazh

Poll