Aktualitet

Pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 14.2 vite burg Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkodranin, OFL u

23 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 14.2

TIRANË–  Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 14.2 vite burg Astrit Beqirin dhe Dhmitër Shkodranit, të cilët janë shpallur fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Konkretisht Gjykata ka dhënë 7 vjet e 4 muaj burg për Beqirin dhe 6 vjet e 8 muaj burg për Shkodranin.

Në njoftimin e SPAK, mësohet se OFL ka konfiskuar një pulari në Shkodër, e cila dyshohet se përdorej për pastrimin e parave, si dhe janë sekuestruar  5 automjete, 3 prona të paluajtshme dhe rreth 30 milionë lekë, që në total kapin vlerën e 8 milionë eurove.

Operacioni Forca e Ligjit, ka vendosur që të konfiskohet edhe vila dhe makina e Lush Martini, i cili është përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës. Po ashtu masa janë marrë edhe ndaj Gentian Funiqit, i përfshirë edhe ky në rrëmbimin e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodranin, akuzohen për pastrim parash dhe grup kriminal. Beqiri dhe Shkodrani janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet astrit beqiri dhimitër shkodrani astrit beqiri dhimitër shkodrani

Sondazh

Poll