Aktualitet

Po vendoste pompën e ujit, ZBULOHEN detaje nga vdekja e të moshuarit, si ra në pus 74-vjeçari në Libofshë, jetonte i vetë

23 Mars 2021, 15:40 Nga DOSJA
Po vendoste pompën e ujit, ZBULOHEN detaje nga vdekja e të moshuarit,

FIER- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Agim të Libofshës ku një 74-vjeçar u gjet i mbytur në pus.

Burime për Abcnews, bëjnë me dije Jorgji Sota, ka qenë duke vendosur pompën e ujit për të vaditur të mbjellat, por ka rrëshqitur duke rënë brenda në pus. Ka qenë kushëriri i tij, që e ka gjetur të pajetë dhe më pas ka njoftuar menjëherë policinë.

74 vjeçari, baba i dy djemve, jetonte vetëm pasi këto të fundit ishin në emigim ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja dy vite më parë.

74-vjeçari është mbytur në fshatin Agim në Fier, teksa ka qënë duke punuar në pus. I moshuari ka rënë aksidentalisht në pus, aty ku dhe ka gjetur vdekjen. Ndërkohë, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, e transportuan 74 vjeçarin në morgun e Fierit për kryerjen e ekspertizës ligjore.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet jorgji sota mbytet 74-vjecari ne fier jorgji sota mbytet 74-vjecari ne fier

Sondazh

Poll