Aktualitet

Vrau Vilson Tafçiun në Astir, dënohet me 10 vite burg Noel Dishi, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar

23 Mars 2021, 15:27 Nga DOSJA
Vrau Vilson Tafçiun në Astir, dënohet me 10 vite burg Noel

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar më 16 vite burg Noel Dishin, i cili vrau me armë zjarri Vilson Tafçiun në Astir, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Dishi, i njohur edhe me emrat Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti  u shpall fajtor për akuzat ‘vrasje me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Dishi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 10.6 vite burg, por prokuroria nuk ka qenë dakort me këtë vendim. Tashmë çështja do të kalojë në Gjykatën e Apelit për të vendosur dënimin final ndaj Noel Dishit.

Vilson Tafçiu Noka u ekzekutua me tre plumba në gjoks, në janar të vitit të shkuar në zonën e Astirit në Tiranë. 28-vjeçari ishte ulur në një lokal në këtë zonë me dy vajza në momentin që u thirr nga jashtë nga miku i tij Noel Dishi dhe më pas u qëllua për vdekje në një rrugicë pas lokalit. I gjithë sherri kishte ardhur për një vajzë që dy të rinjtë kishin njohur në Instagram

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet denohet noel dishi noel dishi vilson tafciu denohet noel dishi noel dishi vilson tafciu

Sondazh

Poll