Aktualitet

Mbi 1 mln euro mashtrim kombëtar, hetohen 150 pacientë shqiptarë që përfituan falas kurimin e kancerit në Itali, SKEMA me

23 Mars 2021, 14:59 Nga DOSJA
Mbi 1 mln euro mashtrim kombëtar, hetohen 150 pacientë shqiptarë

ITALI– 150 pacientë shqiptarë janë vënë nën hetim pasi akuzohet se kanë mashtruar sistemin shëndetësor në mënyrë që të përfitonin trajtimin falas për sëmundjen e kancerit, kur nuk u takonte kjo gjë, dhe pas pasojë kanë bërë që sistemi të humbasë më shumë se një milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, në bashkëpunim me tre punonjës të qendrave shëndetësore në Torino, kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar kurimin, madje shumë prej tyre ishin nisur drejt Italisë, posaçërisht për këtë gjë.

Sipas karabinierëve të komandës provinciale të Torinos, ishin tre persona që krijuan këtë mekanizëm: dy gra, shtetase shqiptare, që kishin rolin e ndërmjetësueseve mes emigrantëve dhe qendrave shëndetësore dhe djali i njërës prej tyre. Hetimet e nisura që prej shtatorit të vitit 2019 dhe të përfunduara në  tetor të vitit 2020, kanë dalë në përfundimin se tre punonjësit dhe pacientët shqiptarë kanë shfrytëzuar rregullin e Nenit 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë për të hyrë në trajtim për raste urgjente.

Nëse kriteret njihen, caktohet një kod identifikimi  dhe ka qasje në trajtim në objektet publike. Kështu, dy gratë dhe djali i njërës prej tyre u kanë sugjeruar emigrantëve shqiptarë që të deklaronin një datë të rreme të hyrjes në Itali, prej më shumë se tre muajsh, të deklaronin humbjen e mjeteve të identifikimit në mënyrë që të shmangej zbulimi i datës së saktë, në mënyrë që të përfitonin kurën.

Tashmë, hetimi vijon për pacientët shqiptarë, ndërsa tre punonjësit, dy gratë dhe djali i njërës prej tyre janë njohur me masat e sigurisë. Njëra prej tyre është vendosur në ‘arrest shtëpie’, gruaja tjetër në masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa djali është pezulluar nga puna.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet hetohen 150 paciente shqiptare itali skema e mashtimit 1 mln eurosh ne itali hetohen 150 paciente shqiptare itali skema e mashtimit 1 mln eurosh ne itali

Sondazh

Poll