Art&Argëtim

Ermali e pyet si është Valeri në shtrat, reagon ashpër gruaja: Po iki…

12 Maj 2019, 06:20 Nga DOSJA
Ermali e pyet si është Valeri në shtrat, reagon ashpër

TIRANË– I ftuar në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj ka dhuruar spektakël. Përpos diksutimeve që ishin të gjitha pa filtra, ku ish-banori i Big Brother i tha gjërat troç, një surprizë e mbrëmjes ishte dhe ardhja në skenë e bashkëshortes së tij.

Ndryshe nga Valeri, Madalena Kolnikaj është një grua e qetë, e thjeshtë dhe pa tendencën për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike si ish-banori i Big Brother, por mbi të gjitha shumë serioze kur bëhet fjalë për pyetje siç i bëri moderatori, Ermal Mamaqi.

“Si është Valeri në shtrat?”- e pyeti Ermal Mamaqi, Madalenën.

Megjithatë ai nuk e kishte pritur reagimin e saj të revoltuar: “Të vazhdoj unë, si keni mbaruar akoma bisedat. Në qoftë se s’keni mbaruar unë vazhdoj dhe…ju lë.

Ndërkohë Ermali ka ndërhyrë me humor: “Mos ik të lutem, mos iki, në qoftë se nuk i përgjigjeni kësaj pyetjeje do na detyroni ta provojmë vetë…”.

Nga ana tjetër, Valeri ndryshe nga bashkëshortja, u shkri së qeshuri me batutat e hedhura nga moderatori.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bashkeshortja e valerit ermal mamaqi ish banor i big brother madalena kolnikaj revoltohet valer kolnikaj bashkeshortja e valerit ermal mamaqi ish banor i big brother madalena kolnikaj revoltohet valer kolnikaj

Sondazh

Poll