Aktualitet

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-prokurorin Bilbil Mete

23 Mars 2021, 13:45 Nga DOSJA
KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për ish-prokurorin Bilbil

Kolegji i Pavarur i kualifikimit shpalli të martën vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Bilbil Mete, me funksion prokuror në Prokurirnë e Përgjithshme.

“Vendimi i Komisionit është i drejtë, i bazuar në fakte dhe në ligj dhe duhet të lihet në fuqi,” tha KPA.

Trupa gjykuese e KPA-së përbëhet nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, si dhe Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 dhjetor 2020, të ndëpresë procesin e rivlerësimit për subjektin dhe i hoqi të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Sipas KPK-së Mete “ka dhënë dorëheqjen nga sistemi pas 2 vitesh hetimi administrativ” dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka njohur përfundimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes.

Mete e kundërshtoi përcaktimin se ai ka dhënë dorëheqjen, ndërsa insistoi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkelur rëndë ligjin me vendimin e tij.

Marre nga REPORTER

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil mete bilbil mete

Sondazh

Poll