Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Gjermani, pasi i shpërtheu makina u zbulua se ishte i dehur në timon dhe kishte një kërkesë deport

23 Mars 2021, 13:43 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Gjermani, pasi i shpërtheu makina u zbulua se

GJERMANI– Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Borchen të Gjermanisë, ku pas sinjalizimit të banorëve të zonës policia ka gjetur një makinë në flakë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e zjarrfikëseve dhe policia, dhe vijuan kontrollin e menjëhershëm nëse kishte persona brenda.

Sipas WB, pas më shumë se tre orësh kontrolli të makinës dhe zonës përreth u zbulua shoferi i mjetit Peugeot 206, i cili ishte një 39-vjeçar shqiptar. Ai u gjet një kilometër larg, i plagosur.

Mesa dukej shqiptari u gjend në gjendje të dehur dhe në efektin e narkotikëve si dhe po i fshihej policisë. Pasi u dërgua në spital, ai u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhër deportimi.

Një hetim tjetër nisi ndaj pronarit të mjetit pasi dyshohet se e kishte lejuar shqiptarin ta ngiste makinën pa patentë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne gjermani arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll