Art&Argëtim

Princi Harry dhe Meghan Markle ‘ndërrojnë mendje’, pranojnë se nuk janë martuar 3 ditë para ceremonisë zyrtare

23 Mars 2021, 12:58 Nga DOSJA
Princi Harry dhe Meghan Markle ‘ndërrojnë mendje’,

BRITANI– Megan Markle dhe Princi Harry pranuan sot se ata nuk janë martuar tre ditë para dasmës së tyre në Windsor, siç u shprehën gjatë intervistës me Oprah Winfrey.

Duka dhe Dukesha e Sussex thanë në intervistë se ata ishin kurorëzuar në oborrin e shtëpisë së tyre 72 orë para dasmës publike më 19 maj të 2018. Kjo shkaktoi zemëratë te britanikët pasi ceremonia martesore u pagua me taksat e tyre. Por The Sun dje zbuloi ekskluzivisht dokumentet e firmosura më 19 maj 2018, në Kështjellën Windsor.

Një zëdhënës i çiftit pranoi sot se ata kishin shkëmbyer privatisht zotime personale disa ditë para dasmës së tyre zyrtare dhe ligjore më 19 maj 2018.

Markle, 39 vjeç habiti kur gjatë intervistës tha: “E dini, tre ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Betimet që kemi vendosur në dhomën tonë jemi vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me Kryepeshkopin e Canterbury.”

Por çertifikata e tyre e martesës vërtetoi se pretendimi ishte i pasaktë. Ata nuk u martuan tre ditë më parë përpara Kryepeshkopit të Canterbury. Në mënyrë që ata të martoheshin u përpilua një licencë speciale dhe u regjistrua formulimi nga Madhëria e saj Mbretëresha që autorizonte martesën dhe vendin zyrtar.

Një kopje e certifikatës zyrtare të martesës konfirmon se ceremonia aktuale u zhvillua në 19 maj 2018, në Windsor. Dëshmitarët regjistrohen si Princi Charles dhe mamaja e Meghan, Doria Ragland.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz intervista e princ harry dhe megan markle megan markle intervista e princ harry dhe megan markle megan markle

Sondazh

Poll