Aktualitet

VIDEO/ Rrugët elektorale të Erion Veliajt, pas përmbytjes në Yzberisht një tjetër rrugë ndërtohet jashtë çdo standarti

23 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrugët elektorale të Erion Veliajt, pas përmbytjes në

TIRANËKush po e ndërton këtë rrugë? Sot ka filluar nivelimi i rrugës “Joklin Persi”, në Tiranë, ndërsa nesër Bashkia ka njoftuar asfaltimin. Nuk do ketë kanalizime as shtresëzim sipas standarteve minimale, as vendosje kabllosh dhe sinjalistikë. Vetëm nivelim dhe asfaltim i një rruge që prej 2015 është lënë në mëshirë të fatit.

Nuk ka njoftim se cila kompani do ta shtrojë apo sa është fondi i planifikuar. Një shpenzim parash i pakontrollueshëm vetëm për arsye elektorale. Në rastin më të mirë, nëse nuk bie shi, banorët do ta gëzojnë këtë rrugë deri në ditën e zgjedhjeve.

Pastaj, kur asfalti të bjerë për shkak të mungesës së bazamentit, apo kur erozioni të bëjë të vetën, situata do të bëhet më keq se sa duket në këto pamje.

Rëndësi ka që Erion Veliaj të marrë votat e atyre që do gënjehen nga asfalti elektoral dhe të kënaqë me para kompaninë që po bën makijazhin e dështimit të tij epik.

Por kjo s’është e vetmja rrugë. Dosja.al denoncoi të dielën për të njëjtën cilësi ndërtimi në mos më keq, tek zona e KMY-së në Yzberisht, ku bashkia ka asfaltuar rrugën por ka bllokuar pusetat dhe nuk ka hapur kanalizimet. Rruga u nivelua dhe asfaltua, por me të parin shi pranveror që ra, u përmbyt.

(Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane rruga ne joklin persi bashkia tirane rruga ne joklin persi

Sondazh

Poll