Aktualitet

Përplasja Rama-Meta! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën, ende s’ka vendim për emërimet e ministrave

23 Mars 2021, 11:15 Nga DOSJA
Përplasja Rama-Meta! Gjykata Kushtetuese shtyn seancën, ende

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën gjyqësore për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Seanca ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.

Kreu i qeverisë paditi në Kushtetuese presidentin Meta me pretendimin se nuk ka kompetenca që të mosdekretojë emërimet e ministrave të kabinetit. Data e seancës së ardhshme nuk është njoftuar ende nga Gjykata Kushtetuese. Sipas kësaj Gjykata, në lidhje me orën dhe datën e seancës plenare do të ndiqen rregullat përkatëse për njoftimin e palëve.

Përplasja mes krerëve të dy institucioneve kryesore në vend lidhi pas vonesave të Metës për emërimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe mosdekretimin e Gent Cakajt si ministrit të Jashtëm.

Ky i fundit nuk u emërua kurrë në post, por ushtroi detyrën në vend të kryeministrit Edi Rama, i cili mori përsipër kompetencat e kryediplomatit. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gjykata kushtetuese ilir meta edi rama gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll