Aktualitet

Borë e ngrica në vend! ARRSH: Paisuni me zinxhirë dhe ecni me kujdes, vazhdon puna për pastrimin e plotë

23 Mars 2021, 10:43 Nga DOSJA
Borë e ngrica në vend! ARRSH: Paisuni me zinxhirë dhe ecni me

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se pavarësisht reshjeve të dëborës dhe ngricave, nuk ka probleme me kalimin në akset kombëtare.

Me anë të një njoftimi, ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore për të shmangur aksidentet.

Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash.  Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore“, shkruan ARRSH.

Lajmi kryesor: Shi e dëborë edhe sot! Erë e fortë në të gjithë vendin, probleme me ngricat në Veri të vendit, ARRSH: Lëvizni me zinxhirë!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll