Aktualitet

FOTO-LAJM/ Gjyqtari del para Vettingut, qytetarët e presin me pankarta: I korruptuar, pasuri marramendëse

23 Mars 2021, 10:41 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Gjyqtari del para Vettingut, qytetarët e presin me pankarta: I

TIRANË– Gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifinit, për të kaluar “sitën” e Vettingut. Për herë të parë, disa qytetarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve duke pritur me pankarta në duar, duke e cilësuar si gjyqtar të korruptuar.

Gjyqtari Bari Shyti i korruptuar, pasuri marramendese të padeklaruar, shtëpi, lokale, miniera,“- shkruhet në pankartë.

Sot KPK do të marrë vendimin lidhur me gjyqtarin, nëse do të kalojë procesin e Vettingut. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Bari Shyti deklaronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me mbi 7 herë, duke kapur vlerën e 17 milionë lekëve.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bari shyti bari shyti ne vetting vettingu bari shyti bari shyti ne vetting vettingu

Sondazh

Poll