Art&Argëtim

‘Një producent më kërkoi të kryeja marrëdhënie të vërtetë gjatë filmit’, Sharon Stone rrëfen ngacmimet seksuale n

23 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
‘Një producent më kërkoi të kryeja

SHBA– Aktorja hollivudiane, Sharon Stone në librin e saj autobiografik ‘The Beauty of living twice’, zbuloi disa ngacmime seksuale në karrierën e saj. Në mënyrë të veçantë ajo përshkroi ngacmimin nga një producent, emrin e të cilin nuk e përmend në libër.

Sharon Stone tregon se ky producent e kishte thirrur në zyrën e tij dhe kishte filluar t’i shpjegonte se nëse ajo donte të ishte një aktore e vërtetë në skenat erotike ajo duhet ti bënte realisht dhe jo të aktronte.

Ajo vijon duke thënë se i njëjti producent i kishte thënë asaj se ai vetë gjatë disa skenave që kishte luajtur në filma kishte kryer marrëdhënie me të vërtetë me aktoren partnere, dhe për këtë ai i këshillonte të gjithë që kjo ishte mënyra më e mirë për të qënë një aktor i vërtet.

“Mendova se ata thjesht mund të kishin punësuar një aktor të talentuar, dikë që mund ta arrinte një skenë dhe të mbante mend fjalët e tij. Doja të më linin jashtë kësaj. Puna imë ishte të aktroja dhe kështu u thashë. Unë kam pasur producentë të tjerë në filma të tjerë që thjesht vijnë dhe të pyesin. ‘Pra, a do bësh s*ks me të, apo jo?… Ti e di që do të shkonte më mirë nëse e bën”, shkroi Sharon.

Pjesët nga libri të publikuara paraprakisht nga Vanity Fair Usa kanë shkaktuar kuriozitet për të zbuluar emrin e producentit. Sipas New York Post, bëhet fjalë për Robert Evans, që në të shkuarën ishte aktor, bashkë–protagonist me Ava Gardner në filmin ‘Dielli do të lind sërish’, një film i vitit 1957.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz robert evans sharon stone robert evans sharon stone

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Mars 2021, 12:50

KOSOVË– Fjolla Morina ka folur për herë të parë publikisht pasi u arrestua nga policia pak muaj më parë, pasi iu gjetën armë në çantë.Fjolla k...