Aktualitet

Dëbora ‘pushton’ Shkodrën, trashësia arrin deri në 50 cm, disa zona pa energji elektrike

23 Mars 2021, 09:43 Nga DOSJA
Dëbora ‘pushton’ Shkodrën, trashësia arrin deri

SHKODËR– Rreshjet e dendura të dëborës gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme në Shkodër, duke lënë pa energji elektrike disa njësi administrative.

Shumë akse kryesore rrugësh kanë mbetur të bllokuara, pasi trashësia e dëborës në zonat e thella ka arritur deri në 50 cm. Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, nga dëbora ku ka rreth 3 m në vendin e quajtur Qafa Thores.

 Aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit-Breg Lumi e kalueshme me zinxhirë per mjetet e larta ka rreth 40 cm debore, ne vendin e quajtur Mali Shoshit.
Aksi rrugor Gropat e Selcës-Vermosh i kalueshem me zinxhirë per mjetet e larta, në vendin e quajtur Qafë të Bordolecit ka rreth 50 cm deborë, po punojnë borpastrueset.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne shkoder moti i keq ne shqiperi debore ne shkoder moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll