Aktualitet

Finalizohet “TULLAC”! Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Itali, merrnin drogën me ‘panterë’ nga Holanda.

23 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
Finalizohet “TULLAC”! Shkatërrohet banda italo-shqiptare

ITALI– Finalizohet operacioni “TULLAC” me 10 persona në pranga. Policia italiane ka bërë të mundur “çmontimin” e një grupi kriminal italo-shqiptar që shpërndante drogë, e cila vinte nga Holanda nëpër sheshet e farmacive në zonën e Lombardisë.

Hetimet nisën pas dyshimeve që lidhen me aktivitetin e një 37-vjeçari shqiptar me iniciale M.J., i cili akuzohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Dyshimet nisën lidhur me standartin e jetesës së të riut shqiptar, i cili të vetmen të ardhur kishte deklaruar dyqanin e duhanit të bashkëshortes së tij. Në të vërtetë dyqani përdorej për të krijuar klientelë në mënyrë që të shiste drogën që vinte nga Holanda. Ndër klientët më të zellshëm të trafikantit shqiptar ishte edhe P.M., një gjykatës me origjinë kalabreze. 

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi në dyqanin e çiftit një pako me drogë, e cila ishte mbuluar me foton e një pantere. Megjithatë deri më tani nuk dihen detaje lidhur me prangosjen e personave të tjerë të përfshirë në grup kriminal përveç numrit të tyre.

Gjithë çfarë dihet është se për shpërndarjen e drogës, shqiptari përdorte dy 70-vjeçarë, që u kapën rastësisht në rrugës pasi shkelën masat shtrënguesë të koronavirusit.

Marrë nga leccoonline

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll