Aktualitet

FOTO/ Flakë në banesën pesëkatëshe në Lezhë! Zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë, shpëtohet e moshuara

23 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
FOTO/ Flakë në banesën pesëkatëshe në Lezhë!

LEZHË– Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në qytetin e Lezhës. Dosja.al mëson se zjarri ka rënë në katin e dytë të një banesë pesëkatëshe në lagjen ‘Besëlidhja’ në Lezhë. Mësohet se në ndërtesë jetonte e vetme një e moshuar, e cila falë ndërhyrjes së zjarrfikësve ka mundur të shpëtojë pa lëndime.

Shkak për zjarrin mësohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Vatra e zjarrit ishte në kuzhinë, e më pas u përhapën edhe në ambientet e tjera të shtëpisë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Godina që ka marrë flakë ndodhet përballë Prefekturës së Lezhës. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne banese zjarr ne lezhe zjarr ne banese zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll