Aktualitet

Konflikti për përplasjen e makinës në Durrës! Policia arreston në spital Arbër Tivarin, shpallet në kërkim autori i ngj

23 Mars 2021, 07:54 Nga DOSJA
Konflikti për përplasjen e makinës në Durrës! Policia

DURRËS– Sulmi me armë zjarri që nisi mbrëmjen e djeshme në Durrës mes Arbër Tivarin dhe Alket Buçpapajt ka vënë në arrest një prej tyre dhe të shpallur në kërkim tjetrin. Kështu, policia e Durrësit ka arrestuar në ambientet e spitalit Arbër Tivarin dhe ka shpallur në kërkim Alket Buçpapajn, i cili plagosi të riun.

Sherri i cili nisi në lagjen numër 4, të qytetit bregdetar të Durrësit për një përplasje makine dhe për dëmshpërblimin e dëmit, la pas Tivarin të plagosur. Mirëpo, policia ka arrestuar këtë të fundit pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Alket Buçpapaj do të dënohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe Arbër Tivari për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë (në ambientet e spitalit), shtetasi A. T., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr. 4, Durrës, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi A. B. ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin A. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 armë të ftohtë (thikë), një kapuç në ngjyrë të zezë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit A. B.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit A. B., si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit A. T.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alket buçpapaj arbër tivari alket buçpapaj arbër tivari

Sondazh

Poll