Aktualitet

Shiu dhe ngricat ‘pushtojnë’ vendin! Bulqiza, Shkodra dhe Korça pa drita dhe probleme me qarkullimin e mjeteve, ARRSH bën

23 Mars 2021, 06:58 Nga DOSJA
Shiu dhe ngricat ‘pushtojnë’ vendin! Bulqiza, Shkodra dhe

TIRANË– Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore kanë mbizotëruar ditët e fundit në Shqipëri. Këto kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në disa qytete te vendit. Në disa vende, reshjet intensive të dëborës i kanë lënë vendin ngricave, duke u kthyer në problem. 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar se sot në vendin tonë priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në lartësinë mbi 300m do të ketë dëborë. Sa i përket temperaturave në bregdet ato arrijnë 6 / 13 °C; në vendet e ulëta: 4 / 13 °C; ndërsa në vendet malore: -4 / 2 °C. Sa i përket erës ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në veri deri e fortë.

Korçë, trashësia e dëborës varion nga 2 cm deri në 7 cm në zonën e Voskopojës, Qafës së Qarrit dhe rrugën e Dardhës. Deri më tani nuk ka probleme në rrugët, e kalimi në akset e qarkut të Korçës bëhet pa zinxhirë. Reshjet e dendura të dëborës gjatë ditës së djeshme kanë shkaktuar probleme në Shkodër, duke lënë pa energji elektrike disa njësi administrative. Shumë akse kryesore rrugësh kanë mbetur të bllokuara, pasi trashësia e dëborës në zonat e thella ka arritur deri në 50 cm. Aksi rrugor Bogë-Qafë Thore-Breg Lumi i bllokuar, nga dëbora ku ka rreth 3 m në vendin e quajtur Qafa Thores.

ARRSH ka këshilluar drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë e të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore për të shmangur aksidentet.

HARTA LIVE:

(k.m;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 21:21

TIRANË– Luçiano Boçi, kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike, i cili u përplas fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, ka deklar...