Art&Argëtim

“Të keqen vëllai se je bërë…”/ Rudina Magjistari revoltohet pas komplimentit të Sazan Gurit: Kjo është sjellje seks

22 Mars 2021, 21:13 Nga DOSJA
“Të keqen vëllai se je bërë…”/ Rudina

TIRANË– Moderatorja Rudina Magjistari është revoltuar me ambientalistin Sazan Guri. Teksa ky i fundit ishte i ftuar në studion e “Rudina”, komplimentoi botuesen Arlinda Dudaj. Kjo gjë nuk u kalua kaq lehtë nga vetë moderatorja Magjistari, e cila u revoltua me Gurin.

Magjistari i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste, madje e akuzoi se këtë gjë e bën shumë herë që i shkon në emision.

Pjesë nga biseda, momenti pas minutës 05:00

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë i kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz rudina magjistari sazan guri rudina magjistari sazan guri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Mars 2021, 12:50

KOSOVË– Fjolla Morina ka folur për herë të parë publikisht pasi u arrestua nga policia pak muaj më parë, pasi iu gjetën armë në çantë.Fjolla k...