Aktualitet

Kërkohet NDIHMË: 6-vjeçari që u aksidentua sot në ‘Don Bosko’ ka nevojë për gjak, ndodhet në Spitalin e Traumës

22 Mars 2021, 19:44 Nga DOSJA
Kërkohet NDIHMË: 6-vjeçari që u aksidentua sot në

TIRANË– I mituri 6-vjeçar, i cili u aksidentua mesditën e sotme në Tiranë, ka nevojë për gjak, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh nga një i afërm i 6-vjeçarit, i cili kërkon ndihmë nga qytetarët.

Ai shkruan se i vogli ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma dhe se ka nevojë për gjak AB+.

“NDIHMË!!! JU LUTEM KUSH KA GRUP GJAKU AB+ TE VIJE TE DHUROJE TEK SPITALI I TRAUMES PER ATE FEMIJEN QE U AKSIDENTUA SOT… Jam shok i tij, jam ne spital qe nga momenti I pare dhe po kerkojne gjak pasi situate eshte jo e mire. Ju lutem sa me shume njerez ta ndihmojne,”- shkruhet në mesazh.

I mituri ishte bashkë me të ëmën kur u përplas nga një mjet që drejtohej nga një 55-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar. Nënë e bir ndodheshin në trotuar, dhe si pasojë e përplasje nga makina, përfunduan ngjitur me shtyllën që ndodhej pranë tyre, duke pësuar dëme të mëdha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll