Aktualitet

“Flasim ndryshe nëse s’më sjell lekët”/ Autori dhe i plagosuri në Durrës përplasën makinat fillimisht, më pas nxor

22 Mars 2021, 19:32 Nga DOSJA
“Flasim ndryshe nëse s’më sjell lekët”/ Autori

DURRËS– Arbër Tivari dhe Ardit Buçpapa, përkatësisht i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Durrës, fillimisht kanë përplasur makinat. Të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarjeje.

Ka qenë Tivari ai që ka kërkuar që Buçpapa t’i dërgojë paratë për dëmin e makinës, brenda 20 minutave.

“Nëse nuk më sjell për 20 min lekët do flasim ndryshe,”– mësohet të ketë thënë Tivari, gjë që ka sjellë agravimin e situatës dhe përplasjen me armë. Ka qenë Buçpapa ai që ka qëlluar dretjt Tivarit duke e lënë të plagosur.

Aktualisht 25-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autorit është shpallur në kërkim. Për momentin, grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndërsa në komisariat janë shoqëruar persona që ishin dëshmitarë në momentin që ndodhi plagosja.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arbër tivari ardit buçpapa plagoset arber tivari arbër tivari ardit buçpapa plagoset arber tivari

Sondazh

Poll