Aktualitet

Plagoset Arbër Tivari në Durrës, përplasja e makinave degradoi në përdorimin e armëve, autori shpallet në kërkim (Të d

22 Mars 2021, 18:40 Nga DOSJA
Plagoset Arbër Tivari në Durrës, përplasja e makinave

DURRËS– Arbër Tivari, një person me precedentë penalë ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se ngjarja është regjistruar në lagjen numër 4, të qytetit bregdetar të Durrësit. Tivari po udhëtonte me makinën e tij he në rrethana ende të paqarta është përplasur me makinën e një tjetër personi, Alket Buçpapaj.

Të dy kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin dhe Tivri ka kërkuar që Buçpapaj t’i jepte paratë për dëmet e makinës që i kishte shkaktuar. “Nëse nuk më sjell për 20 min lekët do flasim ndryshe,”– mësohet të ketë thënë Tivari, gjë që ka sjellë agravimin e situatës dhe përplasjen me armë.

Ka qenë Alket Buçpapaj ai që ka shkuar në hyrjen e pallatit ku jetonte Tivari, ka debatuar me të dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Ndërsa Tivari është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arbër Tivari dhe Alket Buçpapaj, janë të dy persona me precendetë penalë. Tivari dhe Buçpapaj njiheshin si shpërndarës droge në zonë, madje, ata janë ndaluar edhe herë të tjera nga policia pasi u janë gjetur lëndë narkotike në doza të vogla dhe janë akuzuar si shpërndarës.

Paraparakisht raportohet se përplasja e makinave mund të ketë qenë thjesht një shkak që ka rindezur përplasjet mes tyre që mund të kenë pasur më herët për shkak të zonave ku shpërndanin lëndën narkotike. Alket Buçpapaj ka qenë dënuar me dy vite burg për armëmbajtje pa leje. Ai është liruar nga burgu në janar të vitit 2020, por siç duket, nuk ka qëndruar larg telasheve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arbër tivari ardit buçpapa durres plagoset 25 vjecari ne durres plagosje me arme zjarri ne durres arbër tivari ardit buçpapa durres plagoset 25 vjecari ne durres plagosje me arme zjarri ne durres

Sondazh

Poll