Skandal në spitalin e Vlorës, vajza i dërgonte ushqime të atit të vdekur, i ndjeri ndodhej prej 70 ditësh në morg, e bija
22 Mars 2021, 18:20Nga DOSJA
VLORË– Emisioni BOOM ka denoncuar një skandal që zë fill nga Spitali i Vlorës. Anila Zeqiri shtron në spital babain në datën 27 dhjetor 2020 dhe kur kanë kaluar me shumë se dy muaj ajo ende nuk di se ku ndodhet babai saj.
Anila Zeqiri:Unë nuk e di se ku e kam babain. Kam marrë ambulancën për babin dhe e çova në spital, ku me morën emër mbiemër. Ai ka qëndruar nga data 27 deri në datën 10 më kanë thënë që është shtruar në spital dhe unë i çoja ushqime. Pastaj më thanë se nuk ndodhej aty, por ndodhej në Tiranë. Atje më thanë se nuk ishte aty dhe deri më sot kam ngelur kështu pezull. Nuk e di se sa më fshehën. Unë po çmendem se nuk e di nëse është gjallë apo ka ndërruar jetë.
Kur vajza shkon në spitalin e Vlorës për të pyetur se ku ndodhet babai, nuk i jepet informacion.
Mjekët:Ka ikur më 27 dhjetor, 2 herë në Tiranë. Ka ardhur dhe ka ikur sërish atje. Ka qenë në urgjencë dhe është nisur për në Tiranë më 27 dhjetor.Ti mos na kërko babain tënd ti, mos të të zë me dacka!
Familjari: Ju nuk merrni ndonjë kontakt me ata të Tiranës se çfarë ndodh?
Mjekja:Jo nuk kemi kontakte, sepse është spital Covid ai.
Sapo Ministria e Shëndetësisë kupton se ky rast do të behet mediatik kontakton menjëherë familjarët.
Mjeku:Më datë 27 dhjetor më datë 4 pa një çerek ka ardhur nga urgjenca e Vlorës. Më datë 6 janar ka ndërruar jetë dhe është dërguar në morg dhe aty është akoma dhe mbahet në kushte frigoriferike.
Familjari:Pse nuk është njoftuar spitali i Vlorës që ky ka vdekur? Nuk njoftohet në këto raste? Kjo është papërgjegjshmëri!
Pas ndjekjes që emisioni BOOM i bëri këtij rasti familjarët mundën të tërheqin trupin e të ndjerit nga morgu 70 ditë pasi kishte ndërruar jetë.
Marrë nga OraNews
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA- Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për en...
SHQIPËRI– 2145 viktima, 33 mijë e 553 të sëmurë aktivë dhe 85 mijë e 846 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, kur ka kaluar më shumë ...
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar drejtuesit e mjeteve se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare. Në një njoftim për mediat ARRSH, u kë...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth situatës në Shqipëri në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në një intervistë për “A2cnn”, Alimehmeti tha s...
Slogani i ri “Vjosa Parku Kombëtar Tani” është një apel për të mbrojtur lumin e fundit të madh të egër të Evropës, thonë mbrojtësit e mjedisit.Aktori i famshëm ...
DIBËR– Shqipëria ditën e sotme është përfshirë nga reshjet e shumta të dëborës dhe shiut. Në disa qytete në veri të vendit tonë dëbora ka arritur disa ceni...
Korça ka festuar 2 herë ditën e verës në 1 dhe 14 Mars ndërsa sot është dita e Sulltan Novruzit e cila festohet masivisht. Pavarësisht se këto festa simb...