Aktualitet

48 mijë e 229 të vaksinuar/ Bien shifrat në vend, shënohen 8 viktima dhe 344 të infektuar brenda 24 orëve, 399 pacientë j

22 Mars 2021, 17:05 Nga DOSJA
48 mijë e 229 të vaksinuar/ Bien shifrat në vend, shënohen 8

SHQIPËRI– 2145 viktima, 33 mijë e 553 të sëmurë aktivë dhe 85 mijë e 846 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, kur ka kaluar më shumë se një vit që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë edhe tete përsona të tjerë.

Konkretisht, 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1714 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Mars 2021)

Raste të reja ditore        344

Të shëruar në 24 orë     699

Të shtruar në spitale      399

Humbje jete në 24 orë   8

Testime ditore               1993

Testime totale           534,789

Raste pozitive           121,544

Raste të shëruara     85,846

Raste Aktive              33,553

Humbje jete               2145

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22823

Fier       2642

Durrës    1476

Vlorë      1364

Shkodër      1276

Gjirokastër 1228

Korçë      794

Lezhë      637

Elbasan   463

Kukës     341

Dibër     337

Berat       172

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll