Aktualitet

Nuk përmbahet shqiptari! Shkakton aksident të katërfishtë dhe grushton policin në Itali, ‘rebeli’ prangoset pas më shu

22 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
Nuk përmbahet shqiptari! Shkakton aksident të katërfishtë

ITALI– Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident të katërfishtë dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj një oficeri policie. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar, kur i riu po udhëtonte në gjendje të dehur me mjetin e tij të llojit “Volvo”.

Shqiptarit iu bë shenjë nga efektivët që të ndalonte, por ai tentoi të arratisej dhe u përplas me tre mjete të tjera, mes tyre dhe një taksi. Në këtë rast, 19-vjeçari ishte i detyruar të ndalonte dhe pranë tij mbërriti policia, por shqiptari ‘rebel’ nuk pranonte të dilte jashtë mjetit.

Shqiptari u përpoq të kundërshtonte duke goditur dhe me grushte efektivët e policisë, por pas ardhjes së përforcimeve ai u vu në pranga, pas më shumë se gjysmë ore aksion. Fillimisht i riu u dërgua në spital, dhe pas ekzaminimeve iu drejtua qelisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari dhunon policin ne itali shqiptari ne itali itali shqiptari dhunon policin ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll