Aktualitet

Shqiptari Ergys Haxhiu fiton garën për t’u bërë polic në Itali, ai është bashkëshort i ministres italiane Fabiana Dado

22 Mars 2021, 15:37 Nga DOSJA
Shqiptari Ergys Haxhiu fiton garën për t’u bërë polic

ITALI– Ergys Haxhiu nga Shqipëria është polici më i ri në Dogliani në komunën e Cuneos në Itali.

Sipas Cuneo24.it, 37-vjeçari është bashkëshorti i ministres për Politikat Rinore në Itali, Fabiana Dadone. Haxhiu ka shkuar në Itali rreth 30 vite më parë.

Ai mori pjesë në konkursin e organizuar për t’u bërë pjesë e policisë. Duke nisur që nga mesi i prillit, Ergys Haxhiu do të shërbejë në Dogliani.

“Për ne është një lehtësim, për një vit e gjysmë polici i vetëm në vend duhej të menaxhonte urgjencën Covid praktikisht vetëm”,- shpjegoi kryebashkiaku, Ugo Arnulfo.

Haxhiu zgjodhi Doglianin sepse është afër zonës ku jeton bashkë me familjen e tij. 37-vjeçari do t’u nështrohet të gjitha procedurave, si të gjithë garuesit e tjerë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ergys haxhiu fabiana dadone ugo arnulfo ergys haxhiu fabiana dadone ugo arnulfo

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...