Aktualitet

Me iphone 12 pro max, drejtoresha e maternitetit rrëfen pse duhej shembur monumenti i Kulturës

22 Mars 2021, 14:58 Nga DOSJA
Me iphone 12 pro max, drejtoresha e maternitetit rrëfen pse duhej shembur

TIRANË– Shembim historinë dhe përqafojmë modernen… ky është epitafi që do të duhet të shkruhet në hyrje të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku pjesa e shpallur monument kulture është prishur.

Drejtoresha Eliona Demaliaj, në një intervistë për Top Channel rrëfeu se pse godina duhej shembur, pasi sipas saj, iu rrezikohet jeta nënave dhe foshnjave.  Për ta ilustruar më mirë zhvlerësimin, Demaliaj tund sa në njërën anë në tjetrën celularin e saj, “Iphone 12 pro max”.

Pjesa në të djathtë të godinës ishte dëmtuar dhe Instituti i Ndërtimit e kishte nxjerrë jashtë funksionit. Kemi punuar në vështirësi dhe me frikë pasi rriskoheshin nënat dhe bebet dhe mjekët nëse do të kishte lëkundje të tjera. Me këtë ndërhyrje do të shtohet një sipërfaqe prej 3400 metër katror duke dyfishuar kapacitetin, ç’ka do të mundësojë kushte shumë më të mira për nënat dhe foshnjat por edhe kushte më të mira për mjekët,”– tregon Demaliaj, teksa me njërën dorë tregon projektin 3D, ndërsa në tjetrën vijon të mbajë aparatin celular të teknologjisë së fundit.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eliona demaliaj rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë” eliona demaliaj rikonstruksioni i maternitetit “mbretëresha geraldinë”

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...