Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Juglindja zbardhet nga dëbora, vështirësi në fshatrat e Korçës, Devollit dhe Kolonjës

22 Mars 2021, 14:30 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Juglindja zbardhet nga dëbora,

Korça ka festuar 2 herë ditën e verës në 1 dhe 14 Mars ndërsa sot është dita e Sulltan Novruzit e cila festohet masivisht. Pavarësisht se këto festa simbolizojnë ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve në Korçë gjithçka e ka mbuluar bora.

Prej dy ditësh dëbora vazhdon të bjerë dhe trashësia i ka kaluar 25 cm në zonat më të larta malore ndërsa akset nacionale vazhdojnë të jenë të hapura e pa probleme.

Situatë e kundërt është në fshatra ku bora ka bllokuar rrugët lidhëse të tyre e nga ana tjetër edhe energjia elektrike mungon në shumë zona.
Pa energji kanë mbetur 20 fshatra të njësive Gorë e Moglicë e fshatra të tjerë.

Në Njësinë Administrative Trebinjë e Vel#an ku po punohet për riparimin e defekteve ndërsa në Njësitë Vithkuq e Lekas po punohet për hapjen e rrugëve.

Marre nga Top Channel

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...