Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina përplas nënë e bir në trotuar dhe i ‘ngjit’ me shtyllën, të pranishmit sh

22 Mars 2021, 14:18 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina përplas nënë e bir

TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga rruga “Don Bosko” ku një makinë që drejtohej nga një 55-vjeçare përplasi nënën dhe të birin e saj, vetëm 6 vjeç, që po qëndronin në trotuar më çadër në dorë.

Siç shihet edhe në video, makina përplas nënën dhe djalin e saj që qëndronin në trotuar, dhe më pas nuk ecën dot më mbrapsht, në mënyrë që të lironte të aksidentuarit që përfunduan të ngjitur me shtyllën aty pranë. Në ndihmë u shkojnë të pranishmit në biznesin pranë vendit ku ndodhi aksidenti, të cilët mundohen të shtyjnë makinën me duar, në mënyrë që ta zbresin nga trotuari.

Aktualisht drejtuesja e makinës, është shoqëruar në komisariat, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen don bosko arrestohet 55vjecarja aksident ne rrugen don bosko arrestohet 55vjecarja

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...