Aktualitet

Rinisja e vaksinimit me AstraZeneca, mjekja shqiptare në Gjermani: Vaksinë e dobishme, po monitorojmë efektet anësore

22 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA
Rinisja e vaksinimit me AstraZeneca, mjekja shqiptare në Gjermani:

GJERMANI- Aurora Dollenberg, mjekja shqiptare që punon në Gjermani tha se ka rifilluar vaksinimi me AstraZeneca pasi kjo vaksinë vazhdon të mbetet efikase, është shprehur ajo. Në një interviste për Report Tv, Dollenberg tha gjithashtu se do të vazhdojnë të monitorojnë efektet anësore tek të gjithë personat edhe një javë pas marrjes së vaksinës.

Ajo u shpreh se edhe kufizimi i moshës deri në 65 vjec i cili u vendos në fillim tashmë është hequr pasi u pa se nuk ka efekte anësore mbi këtë moshë dhe se nuk ka patur një rritje domethënëse të rrezikut për tromboza. I vetmi kriter është mosha mbi 18 vjeç, tha ajo.

“Vaksinimi me AstraZeneca do të vazhdojë pasi vijon të mbetet efikase. Kjo është një vaksinë e dobishme dhe do të vijojë, megjithatë monitorojmë efektet anësore edhe një javë pas marrjes së saj. Edhe pse ka pasur një kufizim në fillim deri në 65 vjeç, kjo u hoq pasi u pa se nuk ka efekte anësore mbi këtë moshë dhe se tromboza kanë pasur një shpërndarje në grup mosha të ndryshme. Nuk ka pasur një rritje sinjifikante të rrezikut për tromboza dhe i vetmi kriter është se po jepet mbi 18 vjeç“,- tha Dollenberg.

Krahasuar me Shqipërinë, mjekja tha se kjo e fundit është duke ecur me ritme të ngadalta krahasuar me numrin e vogël të popullsisë që ajo ka, por me rëndësi thotë ajo është që ky proces të mos ndërpritet dhe të vijojë në mënyrë sistematike që deri në verë të jetë arritur imunizimi i luftës.

(r.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet astrazeneca aurora dollenberg astrazeneca aurora dollenberg

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2021, 12:54

Dita e Sulltan Novruzit festohen në Berat

BERAT– Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe.Në qytetin e Beratit është ...