Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Shkëlzen Kastratit: Albert Zaja “qep gojën”, asnjë fjalë para hetuesve. Përfundojnë në Poli

22 Mars 2021, 12:24 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Shkëlzen Kastratit: Albert Zaja “qep

FIER– Albert Zaja ka zgjedhur të mos flasë! I arrestuari i parë i Policisë së Shtetit për vrasjen e binznesmenit Shkëlzen Kastratit, ka “qepur” gojën para grupit hetimor.

Bashkë me Zajën, mësohet se Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariat edhe tre persona të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar për t’u strehuar dhe për t’ju fshehur drejtësisë në zonën e Niklës. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e tre të shpallurve të tjerë në kërkim, si bashkëpunëtorë të Zajës në vrasje. 

Zaja u arrestua pasditen e djeshme, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Ndërkohë, vijojnë të mbeten ende të shpallur në kërkim tre personat e tjerë: Elmir Tufa, 29 vjeç; vëllai i famëkeqit Hektor Xheçuka, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Të katërt, akuzohen se janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë, dhe se janë paguar për të ndjekur viktimën për afro dy muaj, deri në 1 shkurt, ditë kur dhe e ekzekutuan. Ndërsa urdhëruesit, nuk dihet ende se kush janë.

Si ndodhi krimi?

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albert zaja shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati albert zaja shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll