Art&Argëtim

VIDEO/ Aheng në kohë pandemie! Ermal Mamaqi feston ditëlindjen, aktori: Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 v

22 Mars 2021, 07:05 Nga DOSJA
VIDEO/ Aheng në kohë pandemie! Ermal Mamaqi feston ditëlindjen,

TIRANË– Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e tij të 39-të. Ai ndau me ndjekësit e tij në Instagram, foton e një torte në të cilën shkruhej: Gëzuar ditëlindjen Ermal. Shkëlqe si një yll.

Ndërsa vetë ai shkroi: Kam ditlindjen sot!Nuk e di ça moshe jam.Më ka ngel kalendari te 23vjeç. 21.03.21.

Bashkëshortja e tij, Amarda Toska kishte përgatitur një super surprizë për të. Ajo bëri bashkë në një vend të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre.

Per ty qe ke ndriçuar si yll jeten time @ermalmamaqiofficial Gezuaaaaar Ditëlindjen!!!
Edhe pse eshte shume veshtire te surprizosh nje njeri si ty, ja dola te mos me parashikoje kte here!Te dua shume’– shkroi Amarda në Instagram.

 

 

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska)

Mirëpo, kjo festë e madhe, me qindra të ftuar bie ndesh me rregullat anticovid. Ende nuk dihet nëse do të ketë masa ndëshkuese për Ermalin, ashtu siç u morën në rastin e Bes Kallakut.

Javë më parë Ermali ishte në qendër të mediave, pasi sërish kishte thyer rregullat duke mbledhur në një kinema dhjetra të rinj.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz amarda toska ermal mamaqi amarda toska ermal mamaqi

Sondazh

Poll