Art&Argëtim

Enkel Demi tregon njohjen e parë me bashkëshorten: Planifikova ta takoja me disa persona, por kur hyri në sallë i përzura a

21 Mars 2021, 21:50 Nga DOSJA
Enkel Demi tregon njohjen e parë me bashkëshorten: Planifikova ta

TIRANË- Gazetari Enkel Demi ka treguar historinë e tij të dashurisë me Meslia Dodën dhe momentin e parë që janë takuar bashkë. Në një intervistë në “E Diela Shqiptare”, Enkeli ka thënë se që në momentin e parë që e ka parë Mesilën duhej të lidhej patjetër me të, pasi i kishte bërë shumë përshtypje. Ai ka përshkruar se si ishte veshur Mesila në momenin e parë që e ka parë dhe se ka bërë çmosë që të dilte me të në takim.

Enkeli ka thënë se donte që gjërat mes tyre të rridhnin me shumë shpejtësi, ndërsa Mesila ka thënë se çdo gjë ka shkuar siç duhej dhe se gjërat kanë pasur ritmin e tyre.

Pjesë nga intervista:

Ardit Gjebrea: Çfarë ke menduar për Mesilën në momentin e parë që e ke parë?

Enkel Demi: Që duhet të lidhem patjetër me të

Ardit Gjebrea: Ouu, pse?

Enkel Demi: Më bëri shumë përshtypje, unë po e prisja në zyrë, më kishin thënë që do bëja një takim me të, por nuk e njihja. Në momentin që u shfaq në mos gaboj në vitin 1993, sapo kishte hyrë vera, erdhi me një fustan deri në fund të këmbëve, një fustan veror, bionde, sy bojqielli, kur e pashë thashë uou ç’është kjo, domethënë mu duk sikur nuk ishe e Shqipërisë. E kisha planifikuar që takimin ta bëja me shumë njerëz , domethënë të kisha dhe nja 2-3 njerëz që punonin me mua dhe i përzura.

Ardit Gjebrea: Gjërat mes jush rrodhën shpejt apo me qetësi?

Enkel Demi: Jo dhe aq shpejt sa unë dëshiroja.

Ardit Gjebrea: Ti doje që atë ditë besoj?

Enkel Demi: Doja dhe të nesërmen, dhe të pasnesërmen, por jo nuk isha kaq i suksesshëm në fillim.

Mesila Doda: Gjërat besoj se kanë pasur ritmin e tyre, por kanë qenë periudha të mbushura me ngjarje. Unë vija nga jashtë sepse studioja në Itali dhe gjatë asaj kohe punoja për Federatën e Rinisë shqiptare, Keli në atë kohë ishte kryetari i Forumit Rinor Republikan. Ka qenë një periudhë e shënuar me gjëra të mira dhe gjëra negative në atë kohë. Nëna ime u sëmur në atë kohë dhe më pas humbi jetën dhe kjo më mbajti akoma më gjatë në Tiranë dhe ajo kohë ka qenë që ne u lidhëm më shumë. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz enkel demi meslia doda enkel demi meslia doda

Sondazh

Poll