Politike

Dekriminalizimi’ nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin, ‘në sitë’ edhe Rezart Tusha, Rama e përmendi në Du

16 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Dekriminalizimi’ nis verifikimin për Bojken Abazin e Pal Shkambin,

TIRANË– Njësia e Dekriminalizimit ka nisur hetimin për 2 kandidatë të pavarur dhe 1 nga listat e Partisë Demokratike fill pas kërkesës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka kërkuar verifikimin e figurës për dy kandidatët e pavarur; Bojken Abazit dhe Pal Shkambit. Ndërsa në sitë do të kalojë edhe Rezart Tusha, pjesë e listave të PD, Durrës.

Tusha është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës, dhe rezulton se është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës gjatë operacionit “Hydra” pasi u kap me 42.5 gram drogë heroinë.

Emri i tij u përmend edhe nga kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte skuadrën e tij në qarkun e Durrës, ku edhe garon vetë, i renditur në vendin e 8. (Shiko këtu)

Mësohet se Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ, pasi pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore. Ndërsa Boiken Abazi ka procedime penale në Kosovë dhe Shqipëri gjatë pjesëmarrjes në protesta, ku ka marrë pjesë si aktivist. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bojken abazi pal shkambi rezart tusha bojken abazi pal shkambi rezart tusha

Sondazh

Poll