Politike

Basha emocionohet nga Kurbini: Sot e martë e shenjtë, Shqipëria kur Shna Ndoi mbyll peligrinazhin me 12 qershor, 13 se e ngat

16 Mars 2021, 18:51 Nga DOSJA
Basha emocionohet nga Kurbini: Sot e martë e shenjtë, Shqipëria

KURBIN– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim suprizë me simpatizantët e Kurbinit. Rrugës teksa kthehej për në Tiranë nga Shkodra, ku ka zhvilluar sot takime me qytetarët, krydemokrati ka marrë një ftesë për të ndaluar në Kurbin.

Në një video-live mes simpatizantëve, Basha është ndalur për të uruar nisjen e 13 të martave të shenjta në kishën e Shna Ndout në Laç, pelegrinazh që përfundon më 13 qershor. Megjithatë Basha është bëtë lëmshm me datat duke përmendur 12 qershorin, duke u korrigjuar menjëherë nga “Behari”.

“Pas një telefonate me kandidatët dhe drejtuesit tonë në Kurbin. Në fakt, Kurbini sot është plot se është e marta e Shna Ndout, e pelegrinazhit, ajo që duhet të ishte një kafe, me 3-4 katër është kthyer në një bashkim të madh të kurbinasve. Dua t’i falenderoj për këtë pritje surprizë. *thërrasin Rama ik. Shqipëria po ngrihet e bindur se 25 prilli do të jetë dita e fitores. Në emër të kurbinasve, sonte rastësisht, absolutisht rastësisht, takim i paplanifikuar nuk e shlyen borxhin për të ardhur këtu dhe për të takuar dhe prezantuar kandidatët më të mrekullueshem tanë që janë mirëpritur se janë njerëz me integritet, janë njerëz që do të punojnë për shqiptarët. Ju përshëndes këtë të martë të shenjtë për katolikët e lidhet me Kishën e Shna Ndout. Kjo është e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë peligrinazhin më 12 qershor kur Shqipëria do të marrë pjesë…, me 13 se e ngatërrova. Me 12 e kam mendjen se është ditëlindja ime. S’të lë Behari të gabosh. Është e përbashkët,”-tha Basha nga Kurbini.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha në kurbin lulzim basha basha në kurbin lulzim basha

Sondazh

Poll