Politike

KQZ ‘filtron’ kandidaturën e Boiken Abazit: Ka procedime në Kosovë, s’janë problem. Mund të garojë më 25 prill

16 Mars 2021, 16:54 Nga DOSJA
KQZ ‘filtron’ kandidaturën e Boiken Abazit: Ka procedime

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar ditën e sotme kandidaturën e Boiken Abazit, i cili do të garojë për deputet në qarkun e Tiranës. Kandidati i pavarur, por që mban postin e kreut të Lëvizjes VetëVendosje në Tiranë, Abazi ka deklaruar disa procedime penale të mëparshme në Kosovë.

Megjithatë sipas vendimit të marrë nga KQZ në mbledhjen e sotme, Abazi nuk do të penalizohet për procedimet që janë regjistruar jashtë territorit të Shqipërisë, duke e lejuar kandidimin e tij në zgjedhje. Po ashtu, ‘lejen’ për të garuar e kanë marrë edhe dy kandidatët e tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër e Iljaz Shehu në Lezhë.

VENDIMI: 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Iljaz Shehun si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosjes në Lezhë, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. KQZ ka regjistruar Kreshnik Luan Merxhanin, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër KQZ ka regjistruar Boiken Xhelal Abazin,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

(k.m.A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi kqz boiken abazi kqz

Sondazh

Poll