Politike

Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do ta largojmë Ramën. Shkodra nuk mund të jetë peng i tij

16 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA
Basha nga Kalaja e Rozafës: Jemi kockë e fortë, do ta

SHKODËR-  Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka përcjell një mesazh me një video-selfie nga Kalaja e Rozafës.

Në video Basha thotë se Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit, sakaq ka shtuar se ky qytet do i paraprijë ndryshimit pas 25 prillit. Ai ka thënë se Shkodra është kockë e fortë dhe se nuk duhet të ngelet pend i Edi Ramës.


“Ju përshëndes nga Kalaja e Rozafës. Rreth meje ndodhet panorama e Shkodrës, kësaj perle që rrethohet nga tre lumenj. Shkodrës, pranë liqenit më të madh të Ballkanit, vetëm pak milje nga bregu i detit dhe Velipoja.  Shkodra e bekuar nga bujaria e Zotit. Shkodrës nuk i mungon asgjë nga Zoti dhe njerëzit. Shkodra do i paraprijë ndryshimit që mezi e presin të gjithë shqiptarët. Do të punojmë për të gjithë njerëzit dhe jo një grusht njerëzish. Shkodra nuk mund të mbetet peng i Edi Ramës, do ta largojmë me votë për të nisur ndryshimin e madh. Jemi kockë e fortë dhe së bashku do të fitojmë në 25 prill”– ka thënë Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll