Politike

VENDIMI! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Do vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

16 Mars 2021, 16:53 Nga DOSJA
VENDIMI! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Do vazhdojë vaksinimi me

DURRËS– Komiteti Teknik i Ekspertëve të Vaksinimit ka vendosur që vendosur që të vijojë vaksinimi me dozat e kompanisë “AstraZeneca”. Në fund të mbledhjes, Komiteti ka vendosur që të vazhdojë injektimi i dozave të vaksinës.

Lajmin për mbledhjen e sotme e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila njoftoi kryeministrin Edi Rama teksa po monitoronin procesin e vaksinimit të mësuesve në Durrës. 

Vaksina “AstraZeneca” është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian me pretendimin se dozat e injektuara kanë shënuar mpiksje gjaku, madje dhe viktima.

Të gjitha vendet e listuara kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarve me dozën e parë të vaksinës. Ndërkohë, Agjencia Evropiane e Barnave, në një konferencë që ka mbajur ditën e sotme, është shprehur se vaksiana është e sigurt për përdorim. Vaksinimi me AstraZeneca ka nisur në vendin tonë prej disa ditësh dhe po injektohet te mësuesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama komiteti teknik i eksperteve edi rama komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll