Politike

KQZ miraton listën e shumëemërore të Partisë Socialiste dhe LSI-së për zgjedhjet e 24 prillit 

16 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
KQZ miraton listën e shumëemërore të Partisë Socialiste

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. Para gjashtë ditësh, KQZ ia ktheu listën PS-së për korrigjim duke ndërruar vendet në Elbasan të Marsida Hysenit me të Shkëlqim Bullarit.

Pas korrigjimit, KQZ ka miratuar listën e PS-së të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prilli. KQZ, ka miratuar edhe listën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Të nderuar kolegë, 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të miratojë listat shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të regjistrojë si kandidatë të pavarur të propozuar nga zgjedhësit:

1-      Z. Iljaz Jashar Shehu, në zonën zgjedhore Qarku Lezhë;

2-      Z. Kreshnik Luan Merxhani, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër;

3-      Z. Boiken Xhelal, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë.

Komisioneri caktimin e Vendeve të Numërimit të Votave dhe procedurat e hedhjes së shortit për caktimin e partive që propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave.

Gjithashtu, akreditoi vëzhguesit afatgjatë të Misionit të OSBE/ODIHR-it, të KRIIK dhe miratoi gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) dhe Televizionit ABC NEWS, për vëzhgimin e zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz miratohet lista e lsi-se miratohet lista e ps-se kqz miratohet lista e lsi-se miratohet lista e ps-se

Sondazh

Poll