Politike

“Duhet t’u kërkoje falje grave e vajzave që ke dhunuar e bullizuar”, Floriana Garo- Ramës: Koha juaj ka mbaruar!

16 Mars 2021, 16:37 Nga DOSJA
“Duhet t’u kërkoje falje grave e vajzave që ke dhunuar e

TIRANË- Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp, Garo ka thënë se vetmja gjë që duhet të bënte sot kryeministri Rama, është t’u kërkonte falje atyre grave e vajzave që ka dhunuar, bullizuar e ofenduar.

Ndër të tjera ajo ka thënë se është koha që vajzat e gratë shqiptare të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë dhe dinjitetin që u është shkelur.


Reagimi i zëdhënëses së fushatës së PD:

Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj! Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite. Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.

Ditën e sotme, Kryedemokrati publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihej Rama që ofendonte disa nga gazetaret shqiptare, qoftë në emisione televizive, në dalje publike apo dhe në konferencat e tij të shtypit. Ndërkohë menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe kreu i qeverisë, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka shkruar se ofendimet, shpifjet, harbutëria nuk kanë justifikim, sakaq i është drejtuar Bashës duke i thënë që të ruajë vajzat e shqiptarëve nga Sali Berisha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike floriana garo floriana garo

Sondazh

Poll