Politike

Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca në Durrës, Rama: Mos u shqetësoni, në Britani po vaksinohen miliona. Nëse na thotë OB

16 Mars 2021, 16:06 Nga DOSJA
Vaksinimi i mësuesve me AstraZeneca në Durrës, Rama: Mos u

DURRËS-  Sot ka nisur vaksinimi i mësuesve të shkollave të arsimit të mesëm dhe të detyrueshëm edhe në qytetin e Durrësit.  Në këtë proces kanë qenë të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Vaksinimet po kryhen në mjediset e shkollës ‘’Jan Kukuzeli’’, ndërsa pritet që sot të vaksinohen 220 mësues nga shkollat e Shkozetit, Rrashbullit dhe Durrësit.


Ndërkohë, Kryeministri ka folur edhe për shqetësimet që janë ngritur në vendin tonë, pasi disa vende ka pezulluar procesin e vaksinimit, duke qenë se vaksina ‘AstraZeneca’ sipas tyre ka shfaqur efekte anësore. Rama ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë rekomandim nga OBSH për ta pezulluar vaksinimin, sakaq ka shtuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi sipas tij, në Britani, miliona njerëz po vaksinohen.

PJESË NGA BISEDA:

Manastirliu: Janë 41 shkolla në vend që po bëhen vaksina. Është mbajtur nën vëzhgim stafi mjekësor nga epidemiologët. Janë plotësuar formularët. Ka patur pak hezitim por ekspertë janë shprehur se do presim fjalën e tyre.

Bino: Agjencitë e Kanadasë dhe Australisë apo Britanisë janë serioze, japin siguri. Që nga e shtuna deri më tani procesi ka ecur mirë. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Hezitim ka pasur pas lajmeve.

Rama: Nuk kanë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj lloj lajmesh nga lloj lloj lëvizsjesh që mund të kenë një mijë e një arsye. Është luftë e madhe tregtare. Serbia Hungariua, Belgjika, Kanadaja, Australia, Kroacia nuk e kanë ndaluar. Belgjika ka thënë se nuk do e ndalojnë se nuk pa provë shëndetësore dhe ka nisur sërish vaksiniminm thjesht për një dyshim. Pjesa tjetër presin konfirmimin e EMA-s. Nëse thonë ndaloje do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona por s’ka fare shqetësim dhe ka vijuar vaksinimi.

Manastirliu: Do mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Por do presim EMA-n dhe OBSH.

Rama: Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.
Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu silva bino edi rama ogerta manastirliu silva bino

Sondazh

Poll