Çfarë ndodhi? Ridepozitoi listat në KQZ, Partia Demokratike heq Gazment Koduzin në minutat e fundit, ndryshon renditja e dis
16 Mars 2021, 15:47Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme, Partia Demokratike ka ridepozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e listë së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
PD pasi ka korrigjuar listën, këtë herë ka ka dorëzuar në KQZ, më shumë emra sesa kërkohen nga institucioni, duke ja lënë kështu në dorë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për të hequr emrat shtesë në listë.
Ndërkohë ajo që bie në sy është se nga lista e Tiranës qe u depozitua sot në KQZ mungon emri i Gazment Koduzit. Ky i fundit ishte më herët pjesë e listës jo fituese, ndërkohë që tani nuk figuron më. Në vendin e Koduzit është vendosur Dorian Teliti që zhvendoset nga vendi i 26-të në vendin e 23-të. Në listën e re, ish-futbollisti i Tiranës Gentian Muça shkon në pozicionin e 26-të në listë.
Deputeti Korab Lita, i cili iu bashkua selisë blu, ngrihet një vend më lart në renditje, nga nr. 34 në nr. 33 të listës së kryeqytetit. Ndërkohë vendin e Litës me nr. 34 e zë Lediana Fratari. Asllan Dogjani kapërcen nga vendi i 36 në vendin 35 duke zëvendësuar Rivelino Çunin, që ishte përfaqësues i komunitetit rom me partinë për Evropianizim dhe Integrim.
Në Durrës është hequr nga lista Riselda Kalia, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta listën e qarkut. Artion Bajramaj zbret nga vendi i 17-të në vendin e 19-të dhe vendin e tij e zë Armand Brahimaj.
Në Shkodër, Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të. Po ashtu është shtuar një kandidat nga PDIU, Liljan Idrizaj në vendin nr.19. Po ashtu i bashkohen listës edhe dy emrat që gjendjen në vendin 20 dhe 21, Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi.
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Lista
Gjashtë ditë më parë KQZ i ktheu 6 partive politike, mes tyre PD dhe PS, dokumentet e listës së kandidatëve për t’i korrigjuar. Në listën e PD kishte më shumë emra për kandidatë se sa e përcaktonte Kodi Zgjedhor.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sadri Abazi duket se është i lumtur që nuk është vendosur në listat për deputetë të Partisë Socialiste. Ai është pikasur nga gazetarët teksa po hyn...
TIRANË– Publikohet episodi i parë i serialit të animuar “Aventurat e Uriah Fikut”, i cili ironizon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seriali që...
KOSOVË- Gazeta Express dhe Televizioni 7 kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania, që e ka realizuar sondazhin p...
SHKODËR- Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar një fasoneri në qytetin verilindor të Shkodrës. Basha deklaroi se me planin e PD biznesi do të çlirohet...
PRISHTINË– Ish-ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka kërkuar ndihmë për babain e tij të infektuar nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një statusi...
TIRANË– Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila ditë më parë shpalli mbështetjen për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, është po ashtu ‘fanse’...
TIRANË– Partia Demokratike ka ridepozituar dokumentacionin e listës së kandidatëve për deputetë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit 6 ditë m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kryedemokratit, Lulzim Basha pas videos së publikuar nga ky i fundit. Në video, shihej Rama që ofendonte ...
TIRANË– Drejtuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, në Lezhë, Mark Marku, iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi e quajti KÇK...